Deklarimet e shpenzimeve në KQZ, VV në tre muajt e fundit harxhoi rreth gjysmë milioni euro

by Nexhat

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar shpenzimet e partive politike në tre mujorin e fundit, konkretisht prill, maj dhe qershor 2025, shkruan Gazeta Express.

Totali i shpenzimeve që ka raportuar Lëvizje Vetëvendosje e Albin Kurit për këta tre muaj është 498 mijë e 800 euro.

banner

Totali për paga që janë paguar në këta tre muaj është rreth 203 mijë euro derisa për mallra e shërbime rreth 257 mijë euro.

Për reklama e konkurse VV ka deklaruar që ka shpenzuar 13 mijë e 438 euro, derisa për informim publik ka harxhuar rreth 19 mijë euro.

Derisa për dreka zyrtare, shpenzime që hyjnë tek mallrat e shërbimet, partia që drejton Kurti ka raportuar rreth 50 mijë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy