Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Evropianit

by Nexhat

Kosova U20 në basketboll për meshkuj është eliminuar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B, pasi është mposhtur nga Zvicra me rezultat 72:61.

Në një ndeshje kryesisht të baraspeshuar, “Dardanët” e rinj kanë zhvilluar një ndeshje duke luftuar për çdo top, por në fund nuk ia kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale.

banner

Çereku i parë ka përfunduar 20:15 në të mirë të Zvicrës, ndërsa në të dytin Kosova ka reaguar fort, duke fituar me shifrat 20:23, për të shkuar në pushim me rezultat të ngushtë 40:38 për zviceranët.

Edhe në pjesën e tretë loja ka vazhduar e balancuar, por Zvicra ia ka arritur ta ruajë epërsinë minimale, 54:49.

Në çerekun e fundit, Kosova nuk ia ka arritur ta përmbysë rezultatin, duke u dorëzuar përfundimisht me shifrat 72:61.

Te Kosova janë dalluar Erolt Rrahmani me dymbëdhjetë pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Rron Dahsyla dhe Arlind Konjuhi kanë kontribuar secili me nga trembëdhjetë pikë.

“Dardanët” e rinj do ta vazhdojnë garën për vendet 5-8 dhe të shtunën do të përballen me Britaninë e Madhe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy