Lewandowski rikthehet tek Polonia pas emërimit të përzgjedhësit të ri

by Nexhat

Robert Lewandowski ka ndryshuar vendimin për tërheqjen nga kombëtarja pas largimit të përzgjedhësit të mëparshëm të Polonisë, Michal Probierz. 

Sulmuesi i Barcelonës ka vendosur të rikthehet në përfaqësuesen e Polonisë pas emërimit të Jan Urban si përzgjedhës, sipas raportimit të Goal.pl. 

banner

Lewandowski kishte bërë një pushim nga aktiviteti ndërkombëtar pas një përplasjeje me Probierz, i cili në mënyrë të diskutueshme e hoqi nga pozita e kapitenit para ndeshjes së Polonisë kundër Finlandës në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. 

Me largimin e Probierz, Lewandowski i ka dhënë mbështetje të plotë përzgjedhësit të ri pa asnjë kusht, pavarësisht nëse do të rikthehet në rolin e kapitenit apo jo. 

Rikthimi i Lewandowskit shënon fundin e një përplasjeje të shkurtër, por shumë të përfolur, që kishte hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në kombëtare. 

Vendimi i Probierz për t’i dorëzuar shiritin e kapitenit Piotr Zielinskit në një kohë të vonë të natës çoi në vendimin e 36-vjeçarit për të vetëizoluar veten nga kombëtarja. 

Konflikti u mbyll me dorëheqjen e Probierz, duke hapur rrugën për kontaktin e Urban me lojtarin. 

Urban ka shprehur publikisht dëshirën për ta rikthyer Leëandoëskin, dhe tani sulmuesi thuhet se do të rikthehet menjëherë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy