Medalje nderi nga NATO – Ushtarët italianë vlerësohen si gardianët e paqes në Kosovë

by informim peje

Në bazën ushtarake “Camp Villaggio Italia” në Pejë u mbajt ceremonia e ndarjes së medaljeve për ushtarët e kontingjentit italian që shërbejnë në misionin e NATO-s, KFOR.

Ceremonia u udhëhoq nga komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), koloneli Francesco Errico, i cili dekoroi pjesëtarët e kontingjentit me Medaljen e NATO-s për profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim.

banner

Kolonel Errico shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj ushtarëve të nderuar, duke theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR thekson se operacionet i zhvillon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të mekanizmit të reaguesve të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy