Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

by Nexhat

Jose Mourinho është i vendosur të luftojë për titullin në Superligën turke dhe drejtuesit e Fenerbahçes janë të gatshëm t’i ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur këtë objektiv.

Sipas raportimeve të FootMercato, Paris Saint-Germain mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë projekt ambicioz të klubit nga Stambolli.

banner

“Kanarinët” synojnë të mbajnë në ekip mbrojtësin Milan Skriniar, të cilin kërkojnë ta transferojnë përfundimisht për një shumë prej 10 milionë eurosh.

Përveç tij, Fenerbahçe ka shfaqur interes edhe për mesfushorin Marco Asensio, i cili sezonin e kaluar e kaloi gjysmën e dytë si i huazuar te Aston Villa, si dhe për sulmuesin e krahut Kang-in Lee.

Drejtuesit e klubit turk besojnë se mund ta bindin këtë treshe yjesh të bashkohen me projektin e Mourinhos, pasi asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë titullar te PSG në sezonin e ri.

Ky operacion pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos në Turqi, duke e kthyer Fenerbahçen në një nga skuadrat më konkurruese të sezonit 2025/26.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy