Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i telefonoi Papa Leos të premten, tha Vatikani, një ditë pasi një sulm izraelit ndaj kishës së vetme katolike të Gazës vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë.
Gjatë telefonatës, Papa përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim dhe përfundimin e luftës në Gaza, dhe shprehu shqetësimin e tij për situatën “dramatike” humanitare në enklavën palestineze, tha një deklaratë e Vatikanit.
Leo theksoi gjithashtu nevojën urgjente për të mbrojtur vendet e adhurimit, besimtarët dhe të gjithë njerëzit në territoret palestineze dhe Izrael, shtohet në deklaratë.