Para kafesë me Kurtin, Limaj takohet me Osmanin: Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik

by Nexhat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Para kafesë me Kurtin, Limaj diskutoi me Osmanin për situatën politike.

banner

Njoftimi:

Presidentja Osmani zhvilloi takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj

Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik.

Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy