Presidentja Osmani pret Avokatin e Popullit, flasin për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut

by informim peje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut në vend dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.

Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët.

banner

“Ajo theksoi se institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, si mjet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, shkroi Presidenca.

Ndërsa, bëhet e ditur se Avokati i Popullit e informoi Osmanin për çështjet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion.

“Të dy palët u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë”, u tha në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy