Ramiz Lladrovci thotë se profile të rreme me shkurtesën PDK po tentojnë të krijojnë mjegull për partinë dhe kandidaturën e tij

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij, janë vënë në funksion për të dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Profilet e rreme kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara ishin 18 profile të tilla, ndërsa tash janë bërë 18 profile/portale,” ka shkruar Lladrovci në një postim.

banner

Ai i ka cilësuar këto veprime si metoda të njohura nga e kaluara që synojnë të krijojnë mjegull rreth PDK-së dhe kandidaturës së tij.

Lladrovci ka theksuar qartë se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e pandryshueshme në qëndrimet dhe unitetin e saj: “PDK, dje, sot, nesër, pikë. Uniteti në degën e PDK-së në Drenas është më i fortë se kurrë.”

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ekziston “bir nane që mund ta largojë nga PDK-ja”, duke konfirmuar angazhimin dhe besnikërinë e tij ndaj kësaj partie, pavarësisht përpjekjeve për diskreditim përmes rrjeteve sociale dhe mediave të dyshimta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy