Spanja fiton ndaj Zvicrës dhe kalon në gjysmëfinale të Evropianit

by Nexhat

Kombëtarja e femrave e Spanjës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi ka mposhtur Zvicrën me rezultat 2-0.

Ndeshja është zhvilluar në Bernë dhe Zvicra, edhe pse ishte skuadra vendase, nuk ia ka arritur ta ndalë Spanjën, që është favorite edhe për ta fituar turneun.

banner

Zviceranet janë mbajtur mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Spanja ka dominuar me posedim dhe raste të shumta shënimi.

Spanjollet e kanë humbur një penallti në pjesën e parë dhe e kanë goditur dy herë shtyllën, por në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë kanë arritur të shënojnë me Athenea del Castillo.

Vetëm disa minuta më vonë, Claudia Pina ka realizuar një gol shumë tjetër dhe e ka vulosur fitoren për Spanjën.

Zvicra është ndëshkuar edhe me karton të kuq në kohën shtesë.

Tani Spanja pret në gjysmëfinale fituesen e ndeshjes Francë-Gjermani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy