Totaj kritikon Qeverinë Kurti: Kanë shkaktuar probleme ku kanë mundur, na e kanë zvogëluar buxhetin e Prizrenit

by Nexhat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Ai ka theksuar se një pjesë afro 10 për qind të premtimeve nuk ka mundur t’i realizojë si pasojë e problemeve, sipas tij, u ka nxjerrë Qeveria në detyrë.

“Unë e konsideroj një farë mungese të skajshme të profesionalizmit nga ana e Qeverisë dhe një shkurtpamësi. Konsideroj se Zotëri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren në nivel nacional kanë marrë shumë vota. Andaj, ata banorë do të ishte dashtë me i përkrah në bashkëpunim me qeverinë komunale sepse ndryshimi i qasjes politike nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim”, ka thënë ai në Klan Kosova

banner

“Por ja që ka pasë probleme serioze, jo që nuk na kanë përkrah, por edhe na kanë shkaktuar probleme ku kanë mundur. Këta e ilustroj me një shembull të këtij viti, nga janari dhe deri më sot si pasojë e kontratës kolektive, të cilën komunat nuk e kanë nënshkruar, e ka nënshkruar Ministria e Arsimit bashkë me Sindikatën e Arsimit dhe neve na i kanë marrë 7 milionë për gjashtë muaj. Edhe 1 milion e 200 mijë tash shpejt, edhe 9 milionë na i kanë marrë për gjashtë muaj e gjysmë, na e kanë zvogëluar buxhetin edhe ashtu të vogël për 9 milionë edhe hale më keq na e kanë çrregulluar komplet planifikimin buxhetor”, u shpreh Totaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy