Abdixhiku lajmërohet nga bjeshkët e Rugovës (Lumbardhit): Me bashkëpunëtorët e LDK-së afër dy varreve pa emër!

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar të shtunën një postim nga Bjeshkët e Rugovës, ku ka kaluar ditën me vajzën e tij Rozin. Në postimin emocional të shpërndarë në rrjetet sociale, Abdixhiku shkruan për përjetimin personal në lartësinë 2100 metra mbi nivelin e detit, mes historisë dhe natyrës së Alpeve Shqiptare.

“Unë dhe Rozi. Në Bjeshkët e Lumbardhit…”, shkruan Abdixhiku, duke e fokusuar rrëfimin në momentin atëror dhe në trashëgiminë shpirtërore që i transmeton vajzës së tij gjatë shëtitjes në shtigjet e bjeshkëve. Ai ndalet pranë dy varreve pa emër, ku thotë se prehen dy ballistë të rënë në vitin 1945, duke i cilësuar si pjesë e historisë së djathtë që, sipas tij, meriton kujtesë.

banner

Megjithatë, edhe pse në postim lë të kuptohet se është vetëm me vajzën, një fotografi e publikuar nga kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Parsi Guri, tregon se shëtitja në bjeshkë ka qenë më e zgjeruar dhe ka përfshirë edhe bashkëpunëtorë të partisë.

Pjesëmarrja e figurave të tjera të LDK-së në këtë udhëtim jep sinjale për një aktivitet të organizuar, ndonëse i prezantuar në mënyrë më intime nga kreu i partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy