Arabia Saudite nuk heq dorë nga Vinicius, rikthehet me ofertë marramendëse

by informim peje

Nuk është hera e parë që vendi i Gjirit Persik bën një ofertë për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr. Tani po përgatitet një ofertë rekord që mund t’i dërgohet klubit të Florentino Perez.

Vinicius Jr duket se konkurron me Kylian Mbappé në pozicionin e sulmuesit të majtë në Real Madrid, gjë që ka detyruar trajnerin Ancelotti të vendosë Mbappén në rolin e sulmuesit qendror dhe Viniciusin në krahun e majtë. Megjithatë, kjo zgjidhje nuk ka funksionuar mirë gjatë sezonit të kaluar.

banner

Arabia Saudite e ka kuptuar mirë këtë situatë dhe dëshiron t’i ofrojë Vinicius një kontratë “të artë” për t’u larguar.

Sipas Ben Jacobs, gazetar për mediat talkSPORT, disa drejtues nga Arabia Saudite po ofrojnë 350 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Seleçao-s. Sa i përket pagës, ajo nuk ka ndryshuar shumë që nga oferta e fundit: rreth 1 miliard euro për 5 vite, që do të thotë 200 milionë euro në vit.

Zgjatja e kontratës ngec

Zgjatja e kontratës së Vinicius në Real Madrid duket se ka ngecur dhe deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Edhe pse gjatë ofertës së mëparshme saudite, braziliani kishte shprehur dashurinë për klubin dhe gatishmërinë për të rinovuar kontratën, deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy