Arben Gashi për kandidaturën e Limajt: LDK nuk ka ende vendim për votimin

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se LDK ende nuk ka diskutuar dhe nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për votimin e kandidaturës së Fatmir Limajt, kryetar i Nismës Socialdemokrate, për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Gashi tha se situata në Kuvend mbetet e njëjtë me seancat e mëparshme dhe se nuk ka ndonjë ndryshim konkret në propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po synon të shtyjë përpara emrin e Limajt.

banner

“Njëjtë si në seancat tjera, nuk ka ndonjë ndryshim në propozim nga LVV. I uroj shumë sukses, nuk kemi diskutuar dhe nuk kemi marrë vendim për këtë çështje,” u shpreh Gashi shkurt.

Mungesa e një qëndrimi të qartë nga LDK mund të jetë sinjal i mosgatishmërisë për t’u përfshirë në lojërat e kalkuluara politike, por edhe i një çështjeje që ndoshta po pritet të zgjidhet në tavolinat e liderëve.

LDK deri tani ka qëndruar në distancë nga propozimet që vijnë nga VV-ja dhe aleatët e saj të rinj, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për kapërcimin e krizës parlamentare.

Propozimi i Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit po has në kundërshtime nga një pjesë e opozitës, si dhe në hezitime nga partitë që konsiderohen si faktori vendimtar për thyerjen e bllokadës.

Derisa Vetëvendosje po tenton të krijojë një shumicë të re me përfshirjen e Nismës dhe disa deputetëve të pavarur, mungesa e një përkrahjeje të qartë nga LDK mund të vazhdojë të pengojë krijimin e institucioneve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy