Barcelona po përparon me bisedimet për të nënshkruar Marcus Rashford, sipas raportimeve të talkSPORT.
Gjigandët spanjollë janë në diskutime me Manchester United për një transferim fillestar në formë huazimi me mundësi blerjeje, pasi sulmuesit iu tha se nuk ka të ardhme në Old Trafford.
Trajneri i Barcës, Hansi Flick, beson se shkathtësia e Rashford e bën atë një propozim tërheqës dhe një alternativë kryesore ndaj Nico Williams.
Reprezentuesi spanjoll ishte objektivi kryesor sulmues i gjigantëve katalanas këtë verë, por ai zgjodhi të mos transferohej në Nou Camp në favor të nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me Athetic Bilbao.
Rashford është një nga lojtarët më të paguar të Manchester United, duke fituar mbi 350,000 £ në javë.
Por, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Aston Villa, Rashfordit i është thënë se nuk ka të ardhme nën drejtimin e Ruben Amorim.
Gjigantët e Premier Ligës e kuptojnë se shanset për të gjetur një klub që do ta nënshkruajë atë përgjithmonë këtë verë janë të pakta.