Skuadra e Dukagjinit ka zyrtarizuar të premten mbrëma afrimin e mbrojtësit ukrainas Artur Shamrov për edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës.
21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës U23 të Estrela Amadora në Portugali dhe më parë ka luajtur edhe në kampionatin ukrainas me skuadrat Metalist dhe Arena Kharkiv.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Dukagjini bëri të ditur se Shamrov tashmë është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në sezonin e ri.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Artur Shamrov është anëtari më i ri i familjes sonë… Mirë se vjen, Artur!”, shkroi klubi në prezantimin zyrtar të lojtarit.