E DREJTA TRIUMFON – Gjykata e Apelit i jep të drejtë komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”

by engel

Gjykata e Apelit e Kosovës ka miratuar ankesën e Komunës së Prishtinës në lidhje me çështjen e transformimit të rrugës “Xhorxh Bush” në shesh publik për këmbësorë, duke anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Ky vendim përbën një fitore të rëndësishme për institucionet komunale dhe një hap përpara drejt zhvillimit të qëndrueshëm urban në kryeqytet.

banner

“Vendimi i ri vërteton se kemi vepruar në përputhje me ligjin dhe interesin publik. Qendrat urbane nuk ndërtohen mbi ndotje dhe zhurmë, por mbi parimin që qyteti i takon këmbësorëve,” thuhet në reagimin zyrtar të Komunës.

Transformimi i rrugës “Xhorxh Bush” në një hapësirë për qytetarët është pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin urban të Prishtinës, në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira të qyteteve moderne.

Reduktimi i ndotjes nga PM10 dhe NO2 nuk është luks – është domosdoshmëri për shëndetin publik. Hapja e qytetit për këmbësorët është masë sigurie dhe nxit barazinë sociale. Zhvillimi i hapësirave publike është standard urban, jo eksperiment.

Nga Komuna theksojnë se ky proces nuk është një vendim momental, por një përkushtim serioz për cilësinë e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Ata që i frikësohen një Prishtine të hapur për të gjithë, do të kuptojnë se koha e bllokadave të jashtligjshme po përfundon,” thuhet në fund të deklaratës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy