Lladrovci ‘shpërthen’ me gjuhë sfiduese: Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”

by engel

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë sinjale të qarta politike me një deklaratë të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë, që më shumë ngjan me një mesazh lufte sesa me një reagim të zakonshëm institucional. Në një reagim publik, ai është vërsulur ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen të mjegullojnë kandidaturën e tij dhe imazhin e PDK-së përmes profileve dhe portaleve të rreme.

“Profilet e rreme kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara i kishin së paku 18 profile të rreme, ndërsa për këto zgjedhje po ashtu kanë arritur të bëhen 18 profile/portale”, shkruan Lladrovci, me një tone të ashpër, që duket se është adresuar ndaj një fronti të organizuar kundër tij – por pa përmendur emra konkretë.

Por kush janë “bedelat” që po përpiqen të shpikin emra të rinj politikë dhe të trazojnë ujërat në PDK? Dhe kujt po i drejtohet me këtë gjuhë të koduar, por të mbushur me akuza e ironi?

banner

“Sido që të jetë, nuk kam frikë nga asnjë kandidat për garën për kryetar të Drenasit, e aq më pak nga profilet dhe portalet e rreme që po punojnë kundër meje!”, deklaron ai me vetëbesim.

Ky reagim i Lladrovcit vjen në një kohë kur spekulimet për kandidatura të reja në Drenas janë në rritje, ndërsa në prapaskenë po flitet për grupe që synojnë të sfidojnë lidershipin e tij brenda PDK-së dhe përtej saj. Ai e bën të qartë se PDK-në nuk e lë – dhe nuk e lejon askënd ta përçajë.

“Uniteti në degën e PDK-së në Drenas është më i fortë se kurrë. Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, deklaron me ton të prerë.

Nëse dikush kishte dyshime mbi rikandidimin e tij apo ndonjë krizë të brendshme, Lladrovci i ka shuar ato me këtë deklaratë të ngjeshur me sfidë politike dhe përballje të hapur me “keqbërësit”, siç i quan ai.

Duket se fushata në Drenas sapo ka filluar – dhe jo në mënyrën më të qetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy