Prishtinë: Të shtëna me armë gjatë një ahengu, policia gjen 34 gëzhoja

by informim peje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të premten në mesditë në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, ku, sipas policisë, janë dëgjuar të shtëna gjatë një ahengu.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 34 gëzhoja.

banner

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku po zhvillohej festa, nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për personat e përfshirë apo për ndonjë të arrestuar.

“Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy