Të shtëna dhe sherr në mes të koncertit të Yll Limanit në Palasë – këngëtari reagon: “Ishalla jeni krejt mirë”

by engel

Një incident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive e një koncerti u shndërrua në panik të plotë.

Gjatë performancës së këngëtarit të njohur Yll Limani dhe grupit Three Dots, një sherr i dhunshëm shpërtheu në zonën VIP të lokalit. Sipas raportimeve fillestare, konflikti nisi si një debat verbal mes dy grupe personash, por shumë shpejt eskaloi në përplasje fizike, ku u përdorën sende të forta, gota dhe shishe.

banner

Dëshmitarët tregojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, çka ka shkaktuar panik të madh mes të pranishmëve. Të frikësuar për jetën, shumë prej tyre janë larguar me nxitim nga lokali, duke lënë pas sende personale dhe duke shtuar më tej kaosin e krijuar.

Pamje ekskluzive të siguruara nga Replikë.al tregojnë momentet e frikshme në brendësi të klubit, teksa publiku ikte në panik ndërsa në skenë performonte Ylli Limani. Artisti ndërpreu koncertin dhe më pas reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë,” – shkroi Limani.

Deri tani, policia e Vlorës nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat. Nuk është konfirmuar ende nëse ka persona të plagosur nga armët e zjarrit, por dëshmitë flasin për një situatë tepër të rrezikshme që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për mungesën e sigurisë në ambientet e natës gjatë sezonit veror, veçanërisht në zonat turistike të frekuentuara nga të rinj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy