Tragjedi në det: Mbytet anija turistike në Vietnam, 28 viktima e dhjetëra ende të zhdukur

by informim peje

Mbytja e një anije turistike në Vietnam, ka shënuar të paktën 28 viktima e dhjetëra të tjerë ende të zhdukur.

Ngjarja ndodhi në Gjirin e Ha Long, ku anija turistike Wonder Sea, me 53 persona në bord, u përmbys në det. Ekipet e shpëtimit kanë arritur deri tani të nxjerrin të gjallë vetëm 12 persona.

banner

Vietnamit i kanoset gjithashtu një kërcënim i shtuar nga stuhia tropikale Wipha, e cila po forcohet me shpejtësi në Detin e Kinës Jugore.

Në kryeqytetin Hanoi, një valë e fortë moti të keq goditi qytetin rreth orës 16:00 me erëra të fuqishme që shkulën pemë dhe mbushën rrugët me degë e mbeturina. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kishin goditur që në mesditë edhe provincën malore Cao Bang dhe provincën bregdetare Quang Ninh, ku ndodhi edhe mbytja tragjike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ministria vietnameze e Bujqësisë dhe Mjedisit ka shpallur një alarm urgjent për të gjitha autoritetet në provincat veriore dhe bregdetare, duke kërkuar zbatimin e menjëhershëm të planeve të emergjencës, kontroll të rreptë mbi anijet në det dhe evakuime parandaluese nga shtëpitë e rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Sipas autoriteteve, stuhia Wipha është futur në Detin e Kinës Jugore që në orët e para të ditës me erëra deri në forcën 9 dhe rafale deri në forcën 12. Në ditët në vijim priten reshje të rrëmbyeshme, përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy