Tragjedi në Shëngjin: 32-vjeçari humb jetën gjatë punës pas kontaktit me rrymën elektrike

by informim peje

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.

Viktima është identifikuar si Z. L., banues në fshatin Mërqi të Lezhës.

banner

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 16:45, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte në një skelë pranë bustit “Willson”. Për pasojë, ai ka humbur ekuilibrin, ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e mundshme të incidentit, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim më të detajuar pas përfundimit të hetimeve paraprake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy