Kapiteni i Club Brugge: E kuptoj Jasharin, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani

by Nexhat

Kapiteni i klubit të njohur belg Club Brugge, Hans Vanaken, është pyetur për situatën e Ardon Jasharit. 

Mesfushori shqiptar tash e sa kohë po përflitet për një kalim të mundshëm tek Milani, por dy klubet nuk po arrijnë të gjejnë një akord mes vete për transferimin e tij në ‘San Siro’. 

banner

Ndonëse Jashari tashmë është dakordësuar sa i përket kushteve personale me klubin kuqezi, Igli Tare nuk po arrin të dalë nga ngërçi sa i përket negociatave me drejtuesit e klubit belg. 

Kjo situatë nuk kaloi pa u komentuar as nga kapiteni Vanaken, i cili është deklaruar se e kupton shumë mirë situatën në të cilën gjendet Jashari. 

Ai ka folur shkurtimisht për këtë çështje, duke thënë se edhe ai po të ishte në moshën e Jasharit do të dëshironte transferimin tek Milani. 

“A do të rikthehet Jashari në stërvitje të hënën? Ne do ta presim me krahë hapur. E kuptoj atë. Edhe unë nëse do të isha i ri dhe në pozitën e tij, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani”, ka thënë Vanaken. 

Situata e Jasharit ështën një për t’u përcjellur me kujdes deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, teksa ka ende shpresa se një marrëveshje mes klubeve mund të arrihet shumë shpejt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy