Leonardo DiCaprio shfaqet më në formë se kurrë me të dashurën Vittoria Ceretti në një jaht në Saint Tropez

by Nexhat

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, ka treguar transformimin e tij të fundit fizik gjatë një pushimi luksoz në Saint Tropez me të dashurën e tij, modelen italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe.

Aktori u pa pa bluzë në një jaht, ku binte në sy trupi i tij më i dobët krahasuar me vitet e fundit.

banner

Pas një zhytjeje freskuese në det, Leo u kthye në bord me pantallona të shkurta noti dhe u tha me një peshqir, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Vittoria tërhoqi vëmendjen me bikini rozë dhe linjat elegante, përpara se të vishte pantallona të bardha të shkurta për t’u ngrohur.

Çiftit iu bashkuan disa miq, përfshirë biznesmenin italian Tommaso Buti.

Më herët gjatë javës, Leo dhe Vittoria u panë në një takim romantik në qytetin francez, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre të përfolur.

Dyshja u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2023 dhe janë bashkë që nga gushti i po atij viti.

Edhe pse Vittoria është parë disa herë me unazë në dorë, burime të afërta konfirmojnë se ata nuk janë të fejuar.

Më parë, ajo ka qenë e martuar me DJ-n italian Matteo Milleri deri në vitin 2023. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy