Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan

by Nexhat

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, në orën 22:00, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, në moshën 77-vjeçare. Ai ishte prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan dhe një prej figurave më të njohura për përkushtimin e tij në shërbim të besimit dhe komunitetit

Për dekada me radhë, At Nikolla Marku e ktheu kishën në lagjen Kala të Elbasanit në një qendër shpirtërore të hapur dhe të gjallë për çdo besimtar, duke ruajtur me fanatizëm vlerat e trashëgimisë ortodokse shqiptare.

banner

I njohur për qëndrimin e tij të palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, At Nikolla Marku u përplas shpesh me drejtuesin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, të cilin e akuzonte për uzurpim të kryesimit të kishës dhe për ndikim të tepruar grek në çështjet fetare të vendit. Qëndrimet e tij shpesh qenë të vetmuara, por gjithmonë të vendosura dhe të artikuluara me bindje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy