Performanca më provokuese e Jennifer Lopez deri më tani, kritikohet ashpër nga fansat

by Nexhat

Ylli i muzikës amerikane, Jennifer Lopez, mbajti një koncert në ‘Cook Music Fest’ në Tenerife.

Edhe pse njihet për performancat e saj të guximshme, këtë herë ajo i habiti fansat duke simuluar seksin në skenë.

banner

Ajo mbante veshur një kostum që nuk i linte shumë vend imagjinatës. Ylli i “Hustlers” bëri poza provokuese me balerinët e saj.

Foto: Screenshot/TikTok

Shumë e panë këtë si ‘hakmarrje’ndaj Ben Affleck, nga i cili u divorcua gushtin e kaluar pas dy vitesh martesë

Kjo u pasua nga kritika të shumta nga ata që besonin se kalonte kufirin e shijes së mirë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Fatkeqësisht, kjo nuk më habit aspak nga ajo. E neveritshme”, “Jashtëzakonisht e dëshpëruese. Po kopjon Madonnan”, “Nëse do të mund të këndonte, nuk do të duhej të sillej kështu” – janë disa nga kritikat që ajo mori në rrjetet sociale.

Në një intervistë që dha për El Pais në maj, Lopez theksoi se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj pas divorcit, por se ishte bërë më e fortë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Jam krenare për veten për këtë dhe jam krenare që kam qenë në gjendje t’i udhëheq fëmijët e mi nëpër kohë të vështira dhe që ata dolën prej tyre më të fortë dhe më të mirë”, shtoi ajo.

Së fundmi performoi këngën e re të quajtur “Wreckage of You”, në të cilën foli për martesën e dështuar me Affleck.

@jenjlo3

jennifer lopez tenerifejlojenniferlopezjlofansfyplovestayl#tenerife

♬ оригинальный звук – jenjlo1 – jenjlo1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy