Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Log. në News24, për të diskutuar rreth temës “SHBA nuk komenton zgjedhjet, Shqipëria dhe udhëzimi i Rubios”, u shpreh se Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj
Sipas Vangjelit, Asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri, në 120 vite shtet shqiptar nuk ka ndodhur, ndërsa Edi Rama është gjithmonë e më pak i kushtëzuar politika lokale.
Lorenc Vangjeli: “Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj. Por nëse lexon historinë, Edi Rama nuk duhet të flejë i qetë, sepse asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri. Në 120 vite shtet shqiptar nuk ka ndodhur. Sot, pavarësisht piedestalit të pamerituar të forcës që i ngren, kritikët e tij e thonë më shumë se kurrë autokracinë e tij, më të gjithëpushtetshëm se kurrë.
Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Edi Rama është gjithmonë e më pak i kushtëzuar në aspektin politik lokal, por është gjithmonë e më shumë i kondicionuar nga interesa të faktorëve jo politikë. Kështu që nëse bëhet një krahasim të forcës së kryeministrit me paraardhësve të tij, duhet të kemi parasysh një gjë që dukja të gënjen. Kam përshtypjen se kritikët e tij, në përpjekje për ta goditur atë, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i hedhin një gur më shumë piedestalit jo të merituar, por që ai e mendon se e meriton që qëndron.”