Analisti Muharremi: Moskonstituimi i Kuvendit është “rekord i budallakisë”

by informim peje

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj dështimit të përsëritur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si “rekord të budallakisë” dhe një pasqyrë të qartë të krizës politike që po thellohet.

Në një deklaratë publike, Muharremi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj të papajtueshme dhe mungesën e kompromisit, duke theksuar se ky mentalitet po e shndërron parlamentin në një teatër të përsëritur të dështimit.

banner

“Nuk ndërtohet shumica parlamentare me inate, por me marrëveshje dhe arsye bindëse”, tha ai, duke u bërë thirrje forcave politike të tregojnë pjekuri institucionale.

Sipas tij, sjellja e partive në Kuvend po rrezikon jo vetëm funksionimin e institucioneve, por edhe besimin e qytetarëve në demokracinë parlamentare. Ai paralajmëroi se një qasje e tillë nuk do të kalojë pa pasoja politike: “Qytetarët do ta ndëshkojnë këtë papërgjegjësi në momentin që u jepet fjala”.

Reagimi i Muharremit vjen pas disa seancave të dështuara për konstituimin e Kuvendit të ri, duke shtuar presionin publik mbi partitë që pretendojnë përfaqësimin e qytetarëve, por që nuk arrijnë të ndërtojnë një bashkëpunim bazik për funksionimin e shtetit.

Ai e përmbylli reagimin me një mesazh të qartë: “Në politikë nuk ka vend për ego personale kur varet stabiliteti i një vendi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy