Erdogan sinjalizon marrëveshje të afërt për “Eurofighter”

by informim peje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se ka pasur përparim në bisedimet për shitjen e avionëve luftarakë “Eurofighter” për Turqinë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, Erdogan tha se si “Gjermania ashtu edhe Turqia kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje. “Jam i bindur se do t’i marrim avionët shumë shpejt”, u shpreh ai gjatë kthimit nga një vizitë në Qipro.

banner

Turqia ka shprehur dëshirën për të blerë 40 avionë luftarakë “Eurofighter”.

Megjithatë, për shkak se Gjermania është pjesë e projektit të përbashkët evropian që prodhon këta avionë, eksporti i tyre nuk mund të realizohet pa miratimin e qeverisë gjermane.

Gjatë një vizite të enjten e kaluar në Britaninë e Madhe, kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por ai tha se “jemi në rrugën drejt një vendimi të mirë që mundëson edhe miratimin përkatës të eksportit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy