Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, policia konfirmon arrestimin e vëllait të deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak

by Nexhat

Policia e Elbasanit ka konfirmuar arrestimin e vëllait të deputetit socialist Saimir Hasalla, Denis Hasalla

Në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në atë të Hasallës, ku është zbuluar një sasi municioni të paautorizuar

banner

Denis Hasalla mban aktualisht funksionin e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Peqinit. Sakaq është arrestuar edhe shtetasi Bledar Çullhaj, pasi në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen e mundshme të tij me hetimin për inceneratorin apo ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy