Klubi i Seria A futet në garë për transferimin e Edon Zhegrovës

by jonzefaj

Skuadra e Atalantas është ende në garë për sulmuesin e krahut, Edon Zhegrova, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.

Bëhet e ditur se Atalanta po e pret finalizimin e shitjes së Ademola Lookman te Napoli apo Interi, përpara se të veprojë për transferimin e Zhegrovës.

banner

Zhegrova do të largohet këtë verë nga Lille, ekip që për kartonin e tij po kërkon 20 milionë euro pasi futbollisti i Kosovës nuk ka rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Atalanta ka konkurrencë të fortë për Zhegrovën, i cili po kërkohet edhe në Premier League dhe në Francë nga Marseille.

Newcastle Unitedi, Aston Villa, Evertoni e Leeds Unitedi, janë ekipet angleze që kanë shprehur interesim për shërbimet e Zhegrovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy