Kuvendi i Kosoves dështoi edhe një herë të konstituohet, duke shënuar përpjekjen e 50-të të pasuksesshme që nga përfundimi i zgjedhjeve.
Seanca konstituive e radhës, e mbajtur me shpresën për të zhbllokuar ngërçin institucional, përfundoi pa asnjë rezultat konkret.
Deputetët e ish-opozitës, të cilët tashmë mbajnë shumicën në Kuvend, vijuan të qëndrojnë të palëkundur në pozicionet e tyre, duke refuzuar kompromisin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një hap kyç për funksionalizimin e institucioneve.
Tani, të gjithë sytë janë të kthyer nga seanca e radhës – e 51-ta – që do të thërritet në ditët në vijim. Por në mungesë të një marrëveshjeje politike, edhe ajo rrezikon të përfundojë si të gjitha paraardhëset: me dyer të mbyllura dhe pa asnjë rezultat./Informim.net