Proteinat janë thelbësore për shëndetin, dhe mishi i kuq është një nga burimet më të pasura të tyre.
Megjithatë, konsumimi i tepërt i tij mund të ketë pasoja të padëshiruara për organizmin. Ekspertët paralajmërojnë disa nga shenjat që trupi jep kur mishi i kuq konsumohet pa kufij.
Lodhje dhe përgjumje – Niveli i lartë i proteinave mund të çojë në lodhje, sidomos kur nuk ka fibra të mjaftueshme në dietë.
Dëmtim i flokëve dhe lëkurës – Mungesa e vitaminës C, që nuk gjendet në mish, ndikon negativisht në prodhimin e kolagjenit.
Konstipacion – Mishi nuk përmban fibra, duke shkaktuar vështirësi në tretje.
Rritje e kolesterolit të keq – Yndyrnat e ngopura në mishin e kuq rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës.
Aromë e keqe e gojës – Konsumi i lartë i mishit dhe mungesa e karbohidrateve çon në ketozë, duke shkaktuar erë të pakëndshme në gojë.
Shtim në peshë – Yndyrnat dhe kaloritë e shumta në mishin e kuq ndikojnë në rritjen e masës trupore.
Sa mish është i mjaftueshem?
Rekomandohet të konsumohet jo më shumë se 70 gramë mish të kuq në ditë, dhe gjithmonë i shoqëruar me perime ose ushqime të pasura me fibra.
Këshillë: Për një organizëm të shëndetshëm, balanca në ushqyerje është çelësi. Mishi është i vlefshëm, por asnjëherë i pazëvendësueshëm nga një dietë e larmishme.