Mitrovicë e Veriut: Policia gjen dy zolla serbe në një kompleks banesor të pabanuar

by engel

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, të prodhimit serb, në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, informacioni për praninë e mundshme të armëve është siguruar përmes rrugëve operative, ndërsa aksioni është ndërmarrë rreth orës 14:05 nga njësitë e Stacionit Policor të Mitrovicës së Veriut, me mbështetjen e njësive relevante dhe asaj të specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese.

banner

Gjatë kontrollit në objektin e braktisur, janë gjetur dhe sekuestruar dy zolla, të cilat konsiderohen armë të rrezikshme dhe ndalohen për përdorim civil. Armët janë marrë si dëshmi materiale dhe janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë ende në vazhdim dhe janë duke u zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit. Sipas urdhrit të prokurorit, rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një vepër penale që sanksionohet me ligj.

Autoritetet janë duke punuar për të zbuluar origjinën dhe qëllimin e vendosjes së armëve në atë lokacion, si dhe identifikimin e personave përgjegjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy