Ka përfunduar pas disa orësh, mbledhja me dyert të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës
Më herët, Rama foli në krye të mbledhjes me mediat ku lajmëroi disa nisma ligjore për të vendosur kontroll mbi territorin dhe duke paralajmëruar masa drastike ndaj abuzuesve.
Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë bllokuar nga bizneset me qëllim përfitimi.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e territorit se do të ndiqen penalisht nëse nuk denoncojnë ndërtimet pa leje në territorin e tyre.
Rama njoftoi se një rregullore e bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirës publike do të adaptohet për tu kthyer në Rregullore Kombëtare për tju shërbyer si inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, qoftë dhe policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, por dhe qytetarëve