Pejë: Policia vazhdon aksionin “Motoçikletat 2025”, 62 gjoba dhe disa sekuestrime

by engel

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka intensifikuar zbatimin e planit operativ “Motoçikletat 2025”, përmes Stacionit Policor Pejë dhe Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, më datat 19 dhe 20 korrik.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar 62 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor dhe janë sekuestruar disa motoçikleta që nuk përmbushnin kushtet ligjore për qarkullim.

banner

Ndër shkeljet më të shpeshta të evidentuara janë:
Mungesa e patentë shoferit,
Mungesa e kategorisë përkatëse për drejtimin e motoçikletës,
Drejtimi i mjeteve të paregjistruara,
Shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, me zero tolerancë për kundërvajtësit, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, të cilat shpesh kanë pasoja fatale, sidomos për drejtuesit e motoçikletave.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtuesit e motoçikletave, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm, për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve në rrugë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy