Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.
Sipas Presidencës, në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Tutje thuhet se Osmani e falenderoi për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës, një iniciativë që po realizohet nëpërmjet angazhimit të Presidentes dhe mbështetjes së institucioneve partnere në Katar.
“Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.