BE ndan miliona për herë të dytë në kuadër të Planit të Rritjes – Për Kosoven asnjë cent, Shqipëria, Serbia dhe Mali Zi marrin hisen e vetë

by engel

Bruksel – Bashkimi Evropian ka miratuar sot një paketë investimi prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë në fazën e dytë të financimit për projekte në sektorin e energjisë së pastër. Kjo shumë është aprovuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Sipas njoftimit zyrtar, investimet e reja do të përqendrohen në përmirësimin e rrjeteve të energjisë, modernizimin e hidrocentraleve dhe zhvillimin e zgjidhjeve për ngrohje me energji diellore, duke kontribuar në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe qëndrueshmërisë në rajon.

banner

Ndërkohë, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka përfituar as pagesën e parë nga Plani i Rritjes. Edhe pse ka dorëzuar zyrtarisht Agjendën e Reformave, për shkak të bllokadës së zgjatur institucionale dhe mungesës së Kuvendit dhe Qeverisë funksionale, marrëveshja me BE-në nuk është ratifikuar.

Zyrtarë të BE-së kanë shprehur shqetësimin për situatën politike në Kosovë, e cila po e pengon vendin që të përfitojë nga fondet zhvillimore dhe mbështetja financiare që parashihet për rajonin.

Kjo është hera e dytë që Kosova mbetet jashtë skemës së financimit, ndërsa vendet fqinje vazhdojnë të ecin përpara në përfitimin e fondeve të rëndësishme që synojnë përshpejtimin e integrimit evropian dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy