Bulliqi tha se u investuan 200-250 milionë euro për 4 vite në Podujevë, LDK i reagon: Janë rreth 48 milionë

by Nexhat

LDK- Dega në Podujevë, ka publikuar një video të titulluar “fakte para propagandës”, e cila fillon me një deklaratë të dhënë në media nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se në mandatin e tij “janë të investuara 200 deri në 250 milionë euro për katër vite”, por që sipas LDK-së kjo deklaratë nuk është e vërtetë.

LDK në Podujevë, në dokumentet e prezentuara deklaron se në vitin 2023 buxheti ka qenë mbi 23 milionë euro, në vitin 2023 mbi 27 milionë euro, teksa në vitet 2024 e 2025 nga 31 milionë dhe nga 33 milionë euro.

banner

Pra, në video thuhet se “total buxheti për investime kapitale ishte 34 milionë euro me rreth 14 milionë euro investime kapitale nga donacionet dhe buxheti total për invetsime kapitale rreth 48 milionë euro”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy