DITA E MJEDRËS 2025 – Aktivitet fushor në kuadër të Javës së Mjedrës në Radac të Pejës

by engel

Me rastin e Javës së Mjedrës, në fshatin Radac të Komunës së Pejës u mbajt me sukses aktiviteti tradicional “Dita e Mjedrës 2025”. Ngjarja u organizua nga Komuna e Pejës – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën “Mjedra e Kosovës” dhe EREA – Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi, me përkrahjen e Caritas-it Zviceran dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

Ky aktivitet fushor kishte për synim promovimin e kultivimit të qëndrueshëm të mjedrës, shkëmbimin e përvojave ndërmjet fermerëve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë.

banner

Të pranishmit u mirëpritën me fjalime përshëndetëse nga Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Imri Demelezi, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë: znj. Rita Glavitza, Drejtoreshë e Zyrës për Bashkëpunim Teknik – ADC, znj. Astrid Wein, Drejtoreshë e Caritas-it Zviceran në Kosovë, dhe z. Nehat Bajraktari, fermer dhe lider në kultivimin e mjedrës në vend.

Në kuadër të aktivitetit, u realizua një vizitë në plantacionin e mjedrës ku z. Kujtim Lepaja nga Shoqata “Mjedra e Kosovës” prezantoi sistemin inovativ të ujitjes – përfshirë sistemin e mençur dhe ujitjen me shi.

Pas vizitës, pjesëmarrësit morën pjesë në një vjelje simbolike të mjedrës dhe patën rastin të shijojnë një koktej të përgatitur me produkte vendore të bazuara në këtë kulturë të rëndësishme bujqësore.

Komuna e Pejës shpreh mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Mjedra e Kosovës”, EREA-në, Caritas-in Zviceran dhe Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme në fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy