Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë: Po dëmton kompanitë me liberalizimin e energjisë, Prokuroria të veprojë!

by engel

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Në një deklaratë publike, ajo ka theksuar se qeveria ka përjashtuar në mënyrë të njëanshme rreth 1300 kompani nga shërbimi universal i furnizimit me energji, duke i ekspozuar ndaj një tregu të paorganizuar dhe çmimeve të papërballueshme.

“E kemi kundërshtuar daljen në treg të lirë në mënyrë të dhunshme, sepse e kemi ditur që, e para, nuk ka treg të lirë, dhe e dyta, askush nuk është i përgatitur,” ka deklaruar Bajrami.

Sipas saj, edhe pse jemi në fund të muajit korrik, asnjëra nga këto kompani nuk ka pranuar faturën për energjinë elektrike të konsumuar gjatë muajit qershor – një situatë që ajo e konsideron të papranueshme dhe të pasqaruar nga institucionet përgjegjëse.

banner

“S’po dini si me i faturu? Apo s’po guxoni me tregu sa shumë është rritur çmimi për këto kompani?” ka pyetur ajo me tone kritike, duke hedhur dyshime për mungesë transparence dhe menaxhim të qëllimshëm të paqartë të situatës.

Bajrami ka shprehur shqetësimin se përfituesit kryesorë të këtij procesi janë kompani të caktuara si NOA dhe biznesmeni i njohur në rajon, Vuk Hamoviq, të cilët sipas saj po realizojnë fitime të mëdha në kurriz të bizneseve vendore.

“Hetimet që Prokuroria Speciale ka filluar ndaj NOAs nuk do lënë jashtë asnjërin nga ju, sepse në fund të gjithë përfundoni te fitimet e majme të Vukit dhe NOAs,” ka paralajmëruar ajo.

Liberalizimi i tregut të energjisë, që nga fillimi ka ngjallur debate në opinionin publik dhe në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon të mbetet një ndër temat më të ndjeshme në skenën politike dhe ekonomike të vendit.

Përgjigje nga qeveria dhe organet përkatëse ende nuk ka, ndërsa pritet që zhvillimet rreth hetimeve të përmendura nga Bajrami të ndriçojnë më tej prapaskenat e këtij procesi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy