KFOR-i amerikan përforcon angazhimin e tij për paqe të qëndrueshme me patrulla aktive

by informim peje

Ushtarët amerikanë të Komandës Lindore të KFOR-it, sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, patrullime të tilla synojnë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të zonës.

banner

“Përmes këtyre përpjekjeve, KFOR-i përforcon angazhimin e tij për paqe të qëndrueshme, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy