KFOR-i vendos tabela përgjatë kufirit Kosovë–Serbi: Do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

by informim peje

KFOR-i, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Sipas KFOR-it, qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.

banner

“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së (Vija kufitare). Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. Vendosja e këtyre tabelave do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme. Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy