Kievi dhe Moska rikthehen në Stamboll për paqe, bombat e Putinit nuk ndalen mbi Ukrainë

by informim peje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se të mërkurën do të zhvillohet një raund i ri bisedimesh për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, pas dy raundeve të mëparshme që nuk sollën përparim të dukshëm.

Takimi do të mbahet në Stamboll, njësoj si negociatat e muajve maj dhe qershor, të cilat përfunduan pa rezultate konkrete. Lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i qeverisë turke.

banner

Ndërkohë, lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1245-të, me sulme të reja ajrore nga Rusia, që kanë shkaktuar dy të vdekur dhe 15 të plagosur. Sulmet përfshinë dronë luftarakë dhe raketa hipersonike Kinzhal, duke goditur Kievin dhe disa rajone të tjera të vendit.

Ndërkohë, Pekini ka reaguar ndaj paketës së re të sanksioneve të Bashkimit Europian, që synojnë të kufizojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë dhe përfshijnë edhe entitete kineze. Ministria kineze e Tregtisë i ka cilësuar masat si “të gabuara”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy