“Krizë që mund të rëndohet”, Osmani: S’shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstitiuimin e Kuvendit

by Nexhat

Presidentja e Kosovës nuk po sheh konsensus dhe as kompromis për konstituimin e Kuvendit deri në fund të kësaj jave, kur skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Vjosa Osmani tha në një konferencë për media se “përkundër aktgjykimit të Kushtetueses” që ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh, “nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati kushtetues”.

banner

Ajo tha se vendi është në një “krizë reale” e cila “mund të rëndohet edhe më shumë”.

Osmani tha se e ka dërguar në Kushtetuese kërkesën për pezullimin e këtij afati për konstituimin e Kuvendit deri në një vendim, si dhe sqarimin e “pasojave juridike” të moskonstituimit të Kuvendit.

“U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë me përgjegjësi, t’i japin fund bllokadës dhe t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë – një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre”, tha ajo.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se së fundmi ia ka dorëzuar një ofertë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re.

Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka ndryshuar as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy