Lëvizje befasuese në AAK: Kandidati për Lipjanin braktis garën dhe partinë

by informim peje

Ilir Tasholli, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të ndërpresë aktivitetin politik brenda subjektit që përfaqësonte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tasholli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar publikun për vendimin e tij, pa hyrë në detaje lidhur me arsyet specifike që e kanë çuar drejt këtij hapi.

banner

“Për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani,” ka shkruar ai.

Megjithatë, Tasholli ka lënë të kuptohet se ky vendim nuk shënon fundin e angazhimit të tij politik. “Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.

Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që e kanë mbështetur gjatë viteve të angazhimit të tij, duke e cilësuar këtë mbështetje si burim kryesor të motivimit personal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy