Shoqata e Prodhuesve: Pezulloni menjëherë vendimin e ZRRE – ende nuk kanë ardhur as faturat

by Nexhat

Shoqata e Prodhuesve, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i bën thirrje të drejtpërdrejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për pezullimin urgjent të vendimit të fundit për tarifat e energjisë, i cili po e rrezikon seriozisht sektorin prodhues të vendit.

Fakti që ende nuk kanë ardhur faturat, tregon qartë se nuk ka pasur as përgatitje minimale për zbatimin e këtij vendimi. Kjo situatë dëshmon mungesën e transparencës, planifikimit dhe konsultimit me palët e prekura.

banner

Ky vendim, në një kohë kur bizneset vendore po përballen me:

• rritje të madhe të importeve,
• rënie të eksportit,
• dhe vështirësi serioze në ruajtjen e tregjeve të BE-së, po shndërrohet në një barrë të papërballueshme për prodhuesit tanë.

Rritja e menjëhershme e kostove të energjisë, pa asnjë paralajmërim apo diskutim me sektorin privat, rrezikon jo vetëm konkurrueshmërinë, por edhe vetë mbijetesën e shumë ndërmarrjeve vendore.

Kjo është një thirrje e qartë për institucionet – sektori prodhues nuk mund dhe nuk duhet të përballet i vetëm me pasojat e vendimeve të njëanshme!

Kërkojmë nga ZRRE pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe fillimin e një procesi të përgjegjshëm, të hapur dhe të planifikuar për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e energjisë.

Sektori prodhues duhet të trajtohet si partner strategjik, jo si viktimë e politikave të nxituara.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të jetë gjithmonë pranë prodhuesve dhe bizneseve, në shërbim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy