Bayern Munich merr vendimin për transferimin e Luis Diaz prej 70 milionë funtesh

by jonzefaj

Bayern Munich është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë funte për Luis Diaz, sipas raportimeve të talkSPORT.

Bayern po punon për një propozim të ri për yllin e Liverpoolit, i cili dëshiron të largohet, pasi një ofertë prej 58.5 milionë funtesh iu refuzua.

banner

Qëndrimi i kampionëve të Premier Ligës ka qenë se Diaz nuk është në shitje, por kjo mund të ndryshojë në varësi të ofertës së lartë të Bayernit dhe nëse ata mund të gjejnë një zëvendësues të përshtatshëm.

Bayerni shpreson që oferta e re do të jetë e mjaftueshme që Liverpooli të pranojë humbjen e kolumbianit, i cili është i hapur për një sfidë të re larg Anfieldit.

Të Kuqtë do të përfitonin shumë nga Diaz nëse pranojnë 70 milionë paund, pasi e kanë nënshkruar atë për një tarifë fillestare prej vetëm 37.5 milionë paundësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy