Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në foltore të Kuvendit, dhe derisa po i bënte një lutje kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari
“Nëse ke vetëm pak moral dhe integritet, përmbaju…”, tha Musliu, teksa iu ndal fjala.
Deputetja i shkoi te foltorja edhe Deharit, duke ia marrë mikrofonin atij, por edhe ai mikrofon iu ndal.
“Nëse ke pak moral njerëzor…”, iu drejtua deputetja e PDK-së Ganimete Musliut kryesuesit Dehari.
Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.
Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.