Gazmend Muhaxheri: Qeveria bllokoi llogarinë e komunës së Pejës  “Sulm i pastër politik”

by engel

Lajmin për bllokimin e llogarisë së komunës së Pejës e ka konfirmuar për Informim.net kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në një bisedë telefonike, ai theksoi se kjo masë është ndërmarrë pa paralajmërim dhe se aktualisht komuna nuk është në gjendje të kryejë asnjë pagesë.

“Po ndodhin ndërhyrje të rënda politike. Ne nuk kemi asnjë borxh të papaguar, të gjitha detyrimet janë shlyer. Tani pas këtij veprimi të qeverisë rrezikojmë që operatorët të ndërpresin punimet sepse nuk mund t’i paguajmë,” tha Muhaxheri.

banner

Ai e cilëson këtë një “sulm i pastër politik”, duke e lidhur me zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor. “Qeveria po bën gjithçka që të sabotojë punën tonë dhe të na paraqesë keq para qytetarëve,” shtoi ai.

Sipas kryetarit të Pejës, komuna që ai udhëheq ka qenë ndër më të përgjegjshmet financiarisht, me borxhe të shlyera dhe me projekte që po ecin sipas planit të prokurimit dhe buxhetit të miratuar.

Kryetari Gazmend Muhaxheri pritet të dalë me një reagim të plotë institucional në orët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy